Themeluesi i Microsoft-it, Bill Gates, ka lajmëruar se ka ndërmend të shpenzojë 150 milionë dollarë për t’ia shpërndarë vaksinën për coronavirus-in, kur kjo të jetë gjetur, shtresave në të varfra të popullsisë.
Fondacioni Gates do të paguajë institutin Serum, prodhuesi më i madh botëror i vaksinave, për të prodhuar 100 milionë doza që do të shiten për 3 dollarë.
Ish-numri një i Microsoft ka shpjeguar qëllimet e tij në një intervistë të dhënë për Bloomberg, duke nënvizuar një temë që është shumë e rëndësishme për të, mundësia që, ndryshe nga vendet e pasur, ata më të varfër të mund të shkatërrohen nga pandemia për shkak të pamundësisë për të siguruar kurat ose vaksinat, kur këto do të jenë gjetur.