Avokati i njohur kosovar, Besnik Berisha ka reaguar rreth tubimeve që këngëtari, Mozzik, ka zhvilluar sot nëpër Kosovë në kohë pandemie, duke thënë se dikush duhet të ndëshkohet për këtë.
Berisha ka thënë se dikush duhet ndëshkuar për këtë dështim.
Ai tutje pa thënë se Mozzik vuri në shërbim të tij të gjithë Policinë të cilët shpërfaqën servilizmin e tyre që lejuan këtë veprim.
“Sot u rrezikuam te gjithe, pleq e te ri dhe mesuam se ata qe kufizuan pjesemarrjen ne varrime dhe lejuan pjesemarrjen ne promovime, nuk meritojne te menaxhojne me pandemine. Eshte e turpshme te ndalosh varrimin e te lejosh promovimin nga i cili perfiton nje grup i vogel njerezish, e rrezikohen mijera jete”, ka shkruar Berisha në Facebook.
Postimi i plotë:
Servilizem a deshtim, dikush duhet te marre ndeshkim!
Mozziku sot e vuri ne sherbim te tij te gjithe Policine dhe shperfaqi servilizmin e atyre qe lejuan kete veprim.
Sot u rrezikuam te gjithe, pleq e te ri dhe mesuam se ata qe kufizuan pjesemarrjen ne varrime dhe lejuan pjesemarrjen ne promovime, nuk meritojne te menaxhojne me pandemine.
Eshte e turpshme te ndalosh varrimin e te lejosh promovimin nga i cili perfiton nje grup i vogel njerezish, e rrezikohen mijera jete.