Shumica vuajnë nga venat e zgjeruara, ndërsa kjo sëmundje shpesh është e kushtëzuar me vena të dobëta, me uljen dhe me gjenetikën
Kur vena e dëmtuar zgjerohet, enët e saj bëhen të holla, këmbët fillojnë të ënjtjen dhe të dhëmbin, vështirë ecet, ndërkaq ulja është e dhembshme.
Daljet venoze mund të trajtohen me ushtrim të thjeshtë. Në këtë tekst mësoni si të dalloni venat varikoze në fazën fillestare dhe çfarë mund të ndërmerret në pengimin e komplikimeve, transmeton Telegrafi.
Shenjat e para të venave varikoze:
▪ Rrjeti i theksuar vaskular shfaqet në kërdhokulla dhe në këmbë,
▪ Venat e mëdha marrin ton të kaltër;
▪ Dhembja ndihet periodikisht në pjesën e kyçit të këmbëve, posaçërisht pas mundimeve;
▪ Në mbrëmje këmbët janë të ënjtura, ndieni lodhje të këmbëve;
▪ Këmbët bëhen të rënda nëse qëndroni gjatë në këmbë apo ulur;
▪ Shfaqen ngërçe gjatë natës.
Si pengohen venat varikoze
Preventivë e shkëlqyeshme e venave varikoze është:
▪ Koha e kaluar në saunë, në diell, në banjë të ngrohtë. E gjitha kjo çon deri në zvogëlimin e vëllimit të venave dhe pasojë e ngecjes së gjakut në këmbë;
▪ Bartja e rrobave të cilat pengojnë lëvizjen (jo tepër të ngushta dhe pa shirita të ngushtë elastikë);
▪ Bartja e këpucëve pa taka të larta për zvogëlim të ngarkesave në këmbë;
▪ Normalizimi i peshës trupore (zvogëloni presionin në këmbë);
▪ Cilido sport qoftë – vrapimi, noti, vozitja e biçikletës etj.
Ushtrimi i cili pengon zgjerimin e venave
Aplikimi i rregullt i këtij ushtrimi do të pengojë zgjerimin e venave apo do të ngadalësojë zgjerimin e tyre.
Gjimnastika përfshin këto ushtrime:
1. Uluni në karrige, drejtoni shpinën, bashkoni këmbët, lëvizni me këmbë (në thembra – gishtat) 20 herë.
2. Në pozitën në këmbë mbahuni me duar për ndonjë baze të fortë, pastaj lëvizni me këmbë (në thembra – gishta) 20 herë.
3. Qëndroni drejt dhe mbështetuni për mur. Duart shtrini para vetes në nivel të supeve. Bëni lëvizje në thembra dhe gishta 20 herë.
4. Qëndroni drejt, merrni frymë dhe me nxjerrje fryme qëndroni në gishta, ndërsa duart ngrini lart. Pastaj nxirrni frymën, duke u kthyer në thembra dhe duke lëshuar duart. /Telegrafi/