Tottenhami ka zyrtarizuar afrimin e parë në merkaton e janarit. “Spursat” kanë blerë Pierre-Emile Højbjerg nga Southampton. 25-vjeçari ishte një dëshirë e trajnerit Jose Mourinho, pasi ka nevojë për përforcime në mesfushë.
Danezi ishte një lojtar kyç për Southampton në sezonin që lamë pas dhe tashmë bën hapin e madh në karrierë. Ekipi londinez pagoi 15 milionë euro në arkat e Southampton.
Një lëvizje e zgjuar nga trajneri Jose Mourinho. Ky i fundit i njeh mirë cilësitë e lojtarit dhe tashmë duhet ta integrojë me grupin e tij të lojtarëve.
✨ #HøjbjergIsHere ✨ pic.twitter.com/8uesYdy5cd
— Tottenham Hotspur (@SpursOfficial) August 11, 2020