spot_img

“Bomba” e merkatos! Juventusi ia ofron Ronaldon Barcelonës

spot_img

Cristiano Ronaldo i është ofruar Barcelonës, ku do të formonte një dyshe “jashtëtokësorësh” me Lionel Messin. Lajmin sensacional e jep gazetari spanjoll, Guillem Balague, i cili shpjegon arsyet pse drejtuesit e Juventusit do të ishin të gatshëm ta pranonin këtë transferim.

Pas dështimit për të dytin vit radhazi të “Zonjës së Vjetër” për të fituar Championsin me Ronaldon në organikë, tashmë është domosdoshmëri ulja e shpenzimeve në këtë kohë pandemie, që arrihet më lehtë duke hequr barrën e pagës së lartë të “yllit” portugez (28 milionë stërlina në sezon).

Guillem Balague deklaroi për BBC se: “Ronaldo i është ofruar kujtdo, edhe Barcelonës. Nuk jam i sigurt nëse ata (bardhezinjtë) mund të shpëtojnë prej tij lehtësisht për shkak të pagës së lartë që merr. Cila skuadër do të ishte e gatshme të shpenzonte kaq shumë para?”

Barcelona është goditur fort financiarisht nga pandemia e Koronavirusit dhe nuk duket e aftë për të paguar shuma të tilla, sidomos për pagat, në prag të sezonit të ri.

Një dyshe ëndrrash në sulm, Messi-Ronaldo, që do të dëshironin ta shijonin të pasionuarit e futbollit anembanë botës, gjithsesi duket shumë e vështirë për ta parë sezonin e ri.

Ronaldos i kanë mbetur edhe dy vjet nga marrëveshja e tij me Juventusin, e nënshkruar në vitin 2018. Portugezi nuk ka bërë asnjë koment ose veprim që do të linte të kuptohej se dëshiron të largohet nga “Zonja e Vjetër”.

NGJARJE TË TJERA

spot_img