Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në SHBA, ku brenda dy ditësh është shkaktuar një tragjedi familjare nga Covid-19. Një çift nga New Jersey, të martuar prej 62 vitesh, vdiq nga koronavirusi në të njëjtën ditë, dhe vetëm 48 orë pasi djali i tyre ndërroi jetë po ashtu. Larry dhe Vicki Freda vdiqën nga koronavirusi në moshat 85 dhe 83, përkatësisht.
Ndërsa vetëm dy ditë më parë më, djali i tyre ndërroi jetë nga koronavirusi. Larry shërbeu në ushtrinë amerikane për një periudhë 24-vjeçare në ish-Birrarinë Pabst Blue Ribbon në Newark dhe njihej nga të gjithë për humorin dhe si njeri i qeshur.