spot_img

Ramos pranon, Real bën gati 70 mln euro për yllin e Serisë A

spot_img

Inter dhe Real Madrid mund të realizojnë shumë shpejt një operacion tjetër në merkato.

Nëse në muajt e kaluar dy klubet kanë arritur marrëveshjen për transferimin te zikaltrit të Achraf Hakimi, sipas Don Balon, shumë shpejt Milan Skriniar mund të ndjekë rrugën e kundërt.

Mbrojtësi sllovak, gjithmonë sipas portalit spanjoll, duket se është zgjedhur si pasardhës i Sergio Ramos, me këtë të fundit që ka dhënë miratimin e tij.

Edhe verën e kaluar, para se të zgjidhte Eder Miliato, Real Madrid është interesuar për Skriniar, me Inter-in që ka kërkuar 100 milionë euro në këmbim. Tani, situata ka ndryshuar.

Ish-lojtari i Sampdoria-s ka humbur vendin si titullar te skuadra e Antonio Conte-s, që në ndeshjet e fundit e ka lënë në stol, duke preferuar Godin para tij.

Kjo ka bërë që çmimi i sllovakut të bjerë. Skriniar, në fakt, mund të shitet edhe për një shifër mes 60 dhe 70 milionë euro.

Do të jetë vendimtare dëshira e lojtarit. Dhe një tjetër qëndrim në stol në gjysmëfinalen e Europa League kundër Shakhtar mund ta shtyjë Skriniar që të mendojë për një të ardhme larg Milanos.

NGJARJE TË TJERA

spot_img