Nesër, Mali i Zi do të hapë kufijtë e vet me vendet e rajonit duke përfshirë Kosovën, Shqipërinë, Maqedoninë Veriore, Bosnjë dhe Hercegovinën, Serbinë, raporton Radio Televizioni i Malit të Zi.
Kjo është bërë e ditur nga drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Boban Mugoša, si mysafir në Televizionin Vijesti.
Mugosa ka thënë se sot do të mbahet një mbledhje nga Organit Kombëtar Koordinues për sëmundje infektive, në të cilën do të përcaktohen mënyrat e hyrjes në Mal të Zi nga këto vende.
“Kushti për të hyrë në Mal të Zi ka shumë të ngjarë të jetë një provë, por ne do ta përcaktojmë vetëm atë,” tha Mugoša.
Tutje sipas tij, hapja e kufijve do të bëhet më kërkesë të industrisë së turizmit.
Mali i Zi kërkonte testimet për Covid 19 në hyrje.