spot_img

Fillon tallja e Bayernit në rrjetet sociale me Barcelonën: Një ëndërr e çmendur, mposhtëm 8-2 Barçën në çerekfinale të LK

spot_img

Bayern Munich ka shënuar njërën nga fitoret më të thellë në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Bavarezët i kanë shkaktuar debakël Barcelonës në çerekfinale, teksa e kanë mposhtur me rezultat të thellë 8-2.

Sikur mos të mjaftonte humbja që i shkaktuan, Bayern Munich në versionin anglisht në Twitter ka filluar talljen me katalunasit.

Llogaria e Bayernit ka postuar një foto të dy mbrojtësve, Joshua Kimmich dhe David Alaba, me austriakun që i parashtron një pyetje gjermanit.

“Çkemi Josh? Sapo kam pasur një ëndërr të çmendur: kemi mundur Barcelonën 8-2 në çerekfinale të Ligës së Kampionëve”, thuhet në përshkrimin e fotografisë nga FC Bayern Munich EN.

Ky postim i Bayernit ka marrë mijëra pëlqime dhe shpërndarje në Twitter, teksa nuk kanë munguar talljet tjera nga tifozët e Bayernit në drejtim të atyre të Barcelonës.

Thomas Muller dhe Philippe Coutinho shënuan nga dy gola, teksa Ivan Perisic, Serge Gnabry, Joshua Kimmich dhe Robert Lewandowski realizuan nga një tjetër në suksesin e madh të Bayernit.

Në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, Bayern do ta pres fituesin e duelit Manchester City – Lyon që zhvillohet të shtunën mbrëma.

NGJARJE TË TJERA

spot_img