Mediat spanjolle e kanë sulmuar ashpër Barcelonën pas humbjes turpëruese ndaj Bayern Munich me rezultat 8-2.
Ndeshja e vlefshme për çerekfinalet e Ligës së Kampionëve, nga shumë kush është konsideruar si finale para finales, por nuk doli ashtu.
Bayern Munich e fitoi çdo pjesë lojë me rezultat 4-1, duke shënuar një prej fitoreve më të thella në histori në Ligës së Kampionëve.
E përdishtmja katalunase Mundo Deportivo, humbjen e ka titulluar: “Rezultatet turpërues për Barçën në Champions!”.
Tjetër gazetë lokale nga ky qytet Sport e ka titulluar artikullin e tyre: “Kasaphane historike për Barcelonën”.
Edhe mediat tjera nga qyteti i madridit kanë qenë kritikë me humbjen e thellë të pesë herë kampionëve.
Marca e ka titulluar pas ndeshje artikullin e tyre me këtë titull: “Turpërim për histori: Bayern fiton 8-2 ndaj Barcelonës!”.
E fundit por jo nga rëndsia, AS, artikullin kryesor e ka titulluar:” Turpërim historik i Barçës!”.
Nuk mbahet mend që Barcelona ta keë humbur ndonjë ndeshje në Evropë me këtë rezultat.