Humbja e Barcelonës nga Bayern Munich në çerekfinale të Ligës së Kampionëve është tema kryesore në mediet sportive.
Quique Setien dhe drejtuesit e Barcelonës janë duke u përballë me shumë kritika, sidomos nga mediet spanjolle.
Spanjollët ishin kritikë kur bëhet fjalë edhe për vlerësimet e lojtarëve, dhe gazeta AS ka shkuar aq larg, duke vlerësuar nëntë lojtarë të Barcelonës me rezultat “zero”.
AS i vlerëson lojtarët me simbolin e “zemrës” nga lojërat me letra.
Te vetmit që morën nga një simbol janë Luis Suarez dhe Jordi Alaba.