Qeveria franceze ka shpallur Parisin dhe zonën Bouches-du-Rhone rreth Marsejës në bregdetin e Mesdheut si zona “të kuqe” me një rrezik të lartë të infeksionit koronavirus, sipas një dekreti qeveritar të botuar ditën e djeshme. Dekreti u jep autoriteteve lokale autorizimin për të kufizuar qarkullimin e njerëzve dhe automjeteve.
Ky kufizim përfshintransportin publik dhe udhëtimet ajrore si dhe hyrjen në ndërtesat publike dhe për të mbyllur disa institucione ku ekziston një rrezik i lartë i infeksionit.
Masat vijnë pasi në dy javët e fundit Franca ka pasur një rritje të lartë të rasteve të reja. Ndërkohë edhe Spanja ka patur rritje të ndjeshme të rasteve të reja dhe mund të thuhet se zyrtarisht është goditur nga një valë e dytë e koronavirusit.