Një i burgosur në Shqipëri ka kryer vetëvrasje.
Burime bëjnë me dije se një 51 vjeçar vari veten me çarçaf në tualetin e mjediseve të paraburgimit Fier dhe ndërroi jetë në spital.
I burgosuri ndodhej në paraburgim në burgun Fier. 51 vjeçari me inicialet B.Z. ishte nga Mallakastra.
Menjëherë është ndërhyrë me polici dhe ambulancë, por ai ka vdekur në spital. I njëjti ishte dënuar për trafik narkotikësh.