Këngëtarja shqiptare Rita Ora, ka qenë mjaft e përfolur javëve të fundit në media. Paparacët kapën shumë fotografi të saj gjatë pushimeve në Ibiza me shoqërinë dhe të dashurin e ri, Romain Gavras.
Tani pas disa ditëve të mira të kaluara së bashku në brigjet spanjolle, këngëtarja dhe shoqëria e saj bashkë me të dashurin e ri, kanë vendosur që të ndërrojnë destinacion.
Të shtunën, në disa fotografi të publikuara në rrjetin social Instagram, 29-vjeçarja bëri të ditur se ndodhej në ishullin Korfuz të Greqisë.
Prezenca e saj nuk mund t’i shpëtonte edhe vëmendjes së mediave greke.
Lajmin për prezencën e saj në Korfuz, “Protothema” e ka renditur si të katërtin më të rëndësishëm në faqe, ndërsa gjatë raportimit e kanë parë të tepërt që të përmendin faktin se ajo është shqiptare.
Megjithatë, shumë prej komentuesve janë fokusuar pikërisht këtu, duke theksuar se Rita Ora dhe Dua Lipa janë dy këngëtare që i mëshojnë idesë se Shqipërisë Etnike.
Lajmi është publikuar në mjaft media të tjera greke.