Java e ardhshme do të përcillet me mot të ndryshueshëm, por me intervala të gjata me diell.
Nga e hëna deri të enjten, kryesisht pasditeve pritet të ketë vranësira dhe kushte për reshje të shiut të përcjella me erëra, në formë të stuhive lokale dhe shkarkime rrufesh, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Reshjet nuk do të përfshijnë gjithë territorin e Kosovës, më pak në Dukagjin, ndërsa reshjet e intensitetit mesatar parashihen në rrafshin e Kosovës.
Temperaturat minimale do të sillen ndërmjet 15-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet ndërmjet 25-31 gradë Celsius.