Aeroporti “Nënë Tereza” nëpërmjet një statusi në “Facebook” ka bërë me dije se çfarë duhet të dinë pasagjerët që udhëtojnë në Gjermani, për të vizituar bashkëshortin apo bashkëshorten, që është më leje qëndrimi EU.
Vendet e BE-së kanë vendosur rregulla strikte për të parandaluar përhapjen e Covid-19.
Gjermania është një ndër vendet që e ka menaxhuar më mirë situatën e Koronavirusit ku në 224000 raste ka vetëm 9290 humbje jetësh.
Shqipëria kohët e fundit ka pasur një bum rastesh me Covid-19. Ashtu siç bën me dije TIA janë shtatë pika që duhet të ndiqen.
Në vëmendje të pasagjerëve që udhëtojnë në Gjermani, për të vizituar bashkëshortin apo bashkëshorten, që është më leje qëndrimi EU. 🇦🇱🇩🇪 Dokumentet që kërkohen (lista ka vetëm qëllim reference dhe asistence) 1) Certifikatë martese me vulë apostile 2) Certifikate familjare me vulë apostile 3) Fotokopje e lejes së qëndrimit të bashkëshortit apo bashkëshortes 4) Biletat vajtje-ardhje 5) Kontrata e shtëpisë në Gjermani 6) Konfirmim me email nga policia kufitare federale gjermane (e aeroportit të mbërritjes) ose plotësimi i një formulari të posaçëm në policinë lokale nga bashkëshorti apo bashkëshortja resident. 7) Kush udhëton me fëmijë, duhet një prokurë e posaçme, e përkthyer dhe e noterizuar nga bashkëshorti apo bashkëshortja rezidente. Bëjmë me dije se kjo listë është vetëm referuese, për të patur një përgjigje të përafërt për qindra pyetje në inbox. Theksojmë se ky është një informacion i mbledhur nga TIA, për t’u ardhur në ndihmë pasagjerëve dhe familjarëve dhe nuk mund të quhet dokument zyrtar. Është e rëndësishme të kuptohet që kalimi i kufirit shqiptar dhe hyrja në kufirin gjerman mbetet në diskrecionin e policisë kufitare të të dy vendeve. Ju faleminderit për mirëkuptimin, Tirana International Airport.