Pas gjyqit skandaloz me ish-burrin e saj, yllin e Hollywood, Johny Depp, aktorja Amber Heard është gjetur sërish mes kritikave për veshje transparente dhe pa të brendshme gjatë vizitës në një xhami në Turqi.
Aktorja akuzohej se mbante “veshje të papërshtatshme” edhe pse mbante fustan dhe shami koke tradicionale myslimane.
Pas postimit të fotove për 3.9 milionë ndjekësit e saj, Amber reagonte ndaj kritikave: “Jo, kjo nuk qëndron. Kushdo që është paguar për të shkruar këtë, nuk është paguar mjaftueshëm. Xhamitë janë vende reale, siç janë muzetë dhe kishat. Nganjëherë aty kërkohet të mbash shami koke, kaq”.
Reagimi i saj erdhi ndaj një prej komenteve me kritike ku shkruhej: “Amber Heard nuk ka respekt për fenë dhe racat. Poston fotot e vizitës në xhami, duke përdorur shaminë e kokës si një aksesor bukurie. Ka në dukje flokët dhe qafën, si dhe shihet që nuk mban sytjena”.
Një tjetër komentues ankohej: “Amber Heard është e rreme. po përpiqet më shumë se ç’duhet.”
“Amber Heard hyn në një xhami në Stamboll, ndërsa i shihen thithat e gjoksit”.
Në gjyqin e muajit të kaluar kundër gazetës ‘The Sun’, Amber ishte dëshmitarja kryesore kundër Depp. Ky i fundit akuzon median për shpifje teksa në një artikull e ka quajtur ‘rrahës i grave’.