Një kompani kineze e specializuar në prodhimin e vaksinave – CanSino Biologics, ka patentuar vaksinën e parë të mundshme kundër COVID-19 të quajtur Ad5-nCOV, njoftojnë mediat shtetërore, duke përmendur dokumentet që ata morën kohët e fundit, të cilat përmbajnë këto të dhëna.
Është patenta e parë për një vaksinë kundër COVID-19 të aprovuar nga Kina, njoftoi gazeta People e drejtuar nga shteti
Gazeta citon dokumente të lëshuara nga Administrata Kombëtare e Pronës Intelektuale të Kinës duke thënë se patenta u lëshua në 11 gusht.
Arabia Saudite tha se planifikon të nisë fazën e tretë të provave klinike të vaksinës CanSino këtë muaj. Kompania thotë se është gjithashtu në bisedime me Rusinë, Brazilin dhe Kilin për të filluar një fazë të tretë të testimit në ato vende.
Aksionet e CanSino në bursën e Hong Kongut u rritën këtë mëngjes me rreth 14 përqind, dhe në Bursën e Shangait me 6.6 përqind. /tesheshi.com/