Juventusi nuk e konsideron më si të pashitshëm Cristiano Ronaldon. Ylli portugez mund të largohet nga skuadra italiane, pasi kampionët e Italisë duan të rregullojnë bilancat e tyre ekonomike që janë me minus që pas afrimit milioner të Ronaldos.
Juvja nuk ka bërë progres në Champions League dhe kjo ka dëmtuar goxha italianët. PSG nga krahu tjetër po monitoron skuadrën dhe është gati që ndërhyjë për ta rrëmbyer portugezin.
Ata janë gati të ofrojnë rreth 55 milionë euro për 35-vjeçarin dhe interesant është fakti që italianët janë gati të pranojnë. Menaxheri Jorge Mendes po punon në një lëvizje të tillë.