Një nënë e dy fëmijëve u gjet e vdekur me të gjithë dhëmbët e saj të shkulur në Meksikë vetëm një ditë pasi ajo u raportua e zhdukur nga nëna e saj.
Maria Rubio tha se ajo foli për herë të fundit me vajzën e saj Lizbeth Flores më 9 gusht kur udhëtoi në qytetin kufitar meksikan të Matamoros dhe tha që do të kthehej më vonë atë natë në Brownsville të Teksasit, në shtëpinë e saj.
Nëna e shqetësuar kontaktoi Departamentin e Policisë Brownsville, Texas, më 10 gusht për të paraqitur një raport të një personi të zhdukur pasi humbi kontaktin me vajzën e saj 23-vjeçare. Trupi i Flores u zbulua në 11 gusht.
Mediat lokale njoftuan se Flores ishte në Meksikë për të vizituar të dashurin e saj.
Flores, trupi i të cilës u gjet në 11 gusht, vdiq nga plagët në kokë të pësuara pasi ajo u përplas me një shkëmb që u gjet në vendin e ngjarjes tragjike, tha policia Matamoros.
Hetuesit raportuan se një pjesë e kokës së Flores ishte dëmtuar rëndë dhe dhëmbët e saj ishin shkulur me forcë.