spot_img

Merret vendimi për ish-ministrin e Shëndetësisë që sulmoi seksualisht pacienten në Pejë

spot_img

Ditëm e mërkurë është arrestuar me dyshimet se ka ngacmuar seksualisht një paciente në repartin ortopedik, Numan Baliq, kirurg në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës,

Gjykata Themelore në Pejë ka vendosur për një muaj paraburgim për ish-ministrin e Shëndetësisë kosovare, me arsyetimin se ky person ka kryer veprën penale sulm seksual nga neni 229 par. 3 nën par.3.10 pika 3.10.2 lidhur me par.1 të LPK-së.

Sipas Gjykatës, me datë 12.08.2020, në Spitalin Përgjithshëm në Pejë, me dashje e në cilësi të profesionistit shëndetësor duke keqpërdorur gjendjen shëndetësore të viktimës e cyt të njëjtën që ta prekë me qëllim seksual pa pëlqimin e saj, në atë mënyrë që natën kritike e dëmtuara duke qenë nënë dhe shoqëruese e foshnjës së hospitalizuar, aty vjen i pandehuri në cilësi të mjekut kujdestar dhe e fton të dëmtuarën që të shkojë në zyrën e kujdestarisë për t’u konsultuar, e dëmtuara shkon pas tij dhe sapo afrohet tek dera e zyrës së kujdestarisë, i pandehuri e mbyll derën e zyrës, i afrohet dhe e prekë pa pëlqimin e saj por që viktima arrin të largohet dhe të kërkojë ndihmë.

Të pandehurit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji. Kundër këtij vendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

Në Prokurorinë Themelore të Pejës zëdhënësi i kësaj prokurorie, Shkodran Nikçi. ka konfirmuar arrestimin e një personi me dyshimin për sulm seksual në Spitalin e Pejës.

Lidhur me rastin në fjalë është ndaluar një person nën dyshimin se ka kryer veprën penale sulm seksual në spitalin regjional të Pejës. Me urdhër të prokurorit është dërguar në ndalim 48-orësh, gjithashtu prokuroria në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës janë duke ndërmarrë veprime lidhur me këtë çështje.
Kjo nuk është hera e parë që ish-ministri i Shëndetësisë, Numan Baliç, përballet me dyshime për ngacmim seksual. Në shtator të vitit 2018 ai ishte arrestuar me dyshimet se kishte ngacmuar seksualisht një praktikante në spital. Prokuroria Themelore e Pejës kishte ngritur aktakuzë ndaj tij për atë rast, por Gjykata Themelore e Pejës vitin e kaluar e kishte liruar nga akuza me arsyetimin se nuk është arritur të provohet se ka kryer vepër penale.

NGJARJE TË TJERA

spot_img