Një 23 vjeçar nga Shkodra ka mbetur viktimë e një atentati mbrëmjen e kësaj të hëne. I riu Gledis Kraja u ekzekutua me 14 plumba nga një automatik. Mësohet se viktima ka qenë futbollist tek ekipit i moshave “Vllaznimi” në vitin 2013. Ai është qëlluar në lagjen Daniel Matlija teksa lëvizte me një mjet tip “Ford”, me logo të një kompanie dezifektimi.
Ndonëse u dërgua menjëherë në spitalin e Shkodrës, 23-vjeçari nuk i mbijetoi dot breshërisë së plumbave. Nuk dihet ende shkaku i kësaj vrasje tronditëse por dyshimet e para janë për motive të dobëta mes viktimës dhe atentatorëve.