Mbrëmjen e kaluar mediat e huaja pasqyruan festën e çmendur në Wuhan , ku mijëra të rinj festonin pa maska dhe nuk ruanin distancën me njëri-tjetrin.
Fotot bënë xhiron e rrjetit dhe shumë njerëz kanë reaguar të revoltuar pasi bota ndodhet ende në valën e pandemisë.
Blogerja Armina Mevlani ka reaguar nëpërmjet rrjeteve sociale pasi ka parë pamje nga Wuhan dhe iu drejtohet shqiptarëve:
“Nuk e kuptoj pse njerëzit në këtë kohë e kanë kaq të vështirë mos të festojnë në grup? E njëjta gjë vlen edhe për Shqipërinë. Po merrni në qafë jetë njerëzish”, ka shkruar Armina krah postimit në Instagram.
Nderkohe qe vete leviz bashke me Shkelzen Berishen me jaht luksoz deri ne Korfuz, ndersa qendroi ne nje hotel ne Jug me 2 mije euro nata.