David silva zhgënjeu jo pak Lacion teksa njoftoi se do të transferohej në Spanjë, në klubin e La Liga, Real Sociedad.
Mesfushori edhe pse kishte zhvilluar negociata me italianët, në fund vendosi të rikthehej në vendlindje.
Pas këtij vendimi të 34-vjeçarit, drejtori sportiv i Lacios, Igli Tare u shpreh se e respekton Silvën si futbollist, por jo si burrë.
Kësaj deklarate të shqiptarit, i është kundërpërgjigjur babai i mesfushorit, Fernando Himenez, i cili shprehet se djali i tij nuk kishte asnjë akord me Lacion dhe nuk kanë pse ta gjykojnë sjelljen e tij.
“Kur lajmëruam Lacion për negociatat me Real Sociedad, nuk reaguan keq. Kishte kontakt me Lacion, me Sociedadin, por edhe me klube të tjera.
Më pas djali im mori vendimin për t’u rikthyer në Spanjë. Derisa me Lacion nuk ishte arritur asnjë akord, reagimi i tyre më habit.
Të gjithë mund të marrin vendimin që duan, Lacio foli me agjentin e tij dhe jo me Davidin. Prandaj nuk e kuptoj si e gjykojnë tashmë si burrë, nuk ka pasur asgjë të sigurt me Lacion”, u shpreh i ati i Lacios.