Zinaida Kononova, nga Rusia 81 vjeç, u shpall e vdekur pas një operacioni në zorrë. Ndërsa familja e saj u informua dhe filluan përgatitjet për varrosjen e saj, trupi i Zinaida u dërgua në morg në spitalin qendror të rrethit Gorshechensky në 1:10 të mëngjesit më 14 gusht. Sidoqoftë, pothuajse shtatë orë më vonë, në orën 8 të mëngjesit, një punëtore e morgut u shokua kur gjeti pa që Zinaida po lëvizte në dysheme.
Ajo ishte përpjekur për t’u larguar nga morgu, por nuk ia kishte dalë dhe ishte rrëzuar, ndërkohë që infermierja nisi të ulërinte nga tmerri kur e pa. Mjekët i thanë mbesës së Kononovës se gjyshja e saj ishte klinikisht e vdekur për 15 minuta. Hetimet zbuluan se doktori dhe anestezisti e kishin dërguar në morg të moshuarën 1 orë e 20 minuta pasi e deklaruan të vdekur, duke shkelur rregullin e dy orëve të plota. Ndërkohë, Zinaida është transferuar në Kursk për trajtim të mëtejshëm.