spot_img

Shumë kosovarë të kthyer në Gjermani rezultuan pozitiv me Covid-19, paralajmërohet mbyllja e kufijve

spot_img

Mediumi gjerman “Tagesspiegel” në një shkrim të publikuar sot ka paralajmëruar se Gjermania s’do të ketë zgjidhje tjetër veçse të mbyll kufijtë ajror e tokësor për Kosovën, nëse vazhdon trendi i njëjtë i personave që kthehen atje të infektuar me COVID-19.

Kjo pasi që nga shifrat e Institutit Robert Koch del se nga 6 mijë e 433 personave të infektuar, 1 mijë e 755 janë persona të kthyer nga Kosova.

Ky numër bëhet edhe më shqetësues pasi sipas të dhënave të këtij Instituti, të infektuarit e kthyer nga Kosova janë fëmijë dhe të moshës së mesme.

Mediumi gjermanthotë se “nuk mund të përjashtohet mundësia që qeveria e Kosovës të mbyllë në të ardhmen e afërt aeroportet dhe kufijtë tokësorë”.

Derisa potencon se nuk mund të përjashtohen masa as nga qeveria federale gjermane.

“Nëse numrat do të vazhdojnë sikur deri tani, të dy palët ndoshta nuk do të kenë zgjidhje tjetër”, shkruan Tagesspiegel.

NGJARJE TË TJERA

spot_img