Një adoleshente vrau veten pasi i tha një shoqeje në telefon:
Unë do të bëj atë.
Chloe Davison, 19 vjeç, u gjet e varur në shtëpinë e familjes së saj në Qarkun Durham më 20 dhjetor.
E reja po fliste në telefon me shoqen saj duke i thënë se e kishte lidhur litarin rreth qafës dhe do të bënte vetëvrasje, para se linja të shkëputej.
Ekuipazhet e urgjencës shkuan menjëherë në shtëpinë e saj, por nuk ishin në gjendje ta shpëtonin dhe ajo u shpall e vdekur në vendin e ngjarjes.
Në gjykatë u tha se si Chloe kishte qenë duke marrë mbështetje për shëndetin mendor që në moshën 16 vjeç dhe kishte një histori të vetëdëmtimit dhe pirjes së tepërt.
Para vdekjes së saj, familja e saj ishte shprehur e shqetësuar për kujdesin që mori nga Tees Esk dhe Wear Valley Foundation Trust, i cili duket se e kishte larguar atë nga një ekip çrregullimesh, por nuk arriti të emërojë një punëtor mbështetës.
Familja e saj zbuloi më parë se si Chloe ishte fiksuar me imazhin e përsosur dhe do të hiqte fotot e vetes nëse nuk do të merrnin pëlqime të mjaftueshme në mediat sociale.
Ajo gjithashtu kërkonte nga familja e saj që të pëlqenin fotot e saj.
Nëna e saj Clair tha që fajëson mediat sociale për atë që ka ndodhur.
Ajo i tha Newcastle Chronicle:
Ndikimi që ka, veçanërisht te të rinjtë, mund të jetë shkatërrues. Mediat sociale morën jetën e Chloe, qoftë ai Snapchat apo Facebook. Ajo e kishte të vështrirë të shoqërohej duke qenë në shkollë. Media sociale ishte mënyra e saj për të kaluar ditën. Ajo nuk dilte shumë. Të rinjtë kanë nevojë për më shumë ndihmë dhe edukim në mediat sociale.
Burimi: The Sun | Përktheu dhe Përshatati: JOQ Albania