Lionel Messi ka ndërprerë pushimet në mes dhe ka shkuar në Barcelonë për t’u takuar me trajnerin e ri, Ronald Koeman. Ata kanë biseduar për të ardhmen e argjentinasit.
Mediat e huaja bëjnë me dije se ky takim ka përfunduar dhe Messi është shprehur se e shikon vetën më shumë jashtë projektit të Barcelonës.
Koeman i cili u bë zyrtarisht ditën e djeshme trajner i Barçës e ka shprehur hapur dëshirën e tij për ta pasur 33-vjeçarin në ekip.
Prej disa muajsh tashmë qarkullojnë thashetheme që ylli argjentinas do të transferohej verën e ardhshme tek Inter, por humbja kundër Bayern me rezultatin 8-2 në Champions, ka bërë që ai të kërkojë largimin e menjëhershëm.
Për lojtarin në garë momentalisht janë, Manchester City, PSG dhe Inter.
Zikaltërit i kanë ofruar 65 milion euro pagë nëse ai kalon në Itali si lojtar i lirë, por duket se me largimin që ka kërkuar që këtë sezon është City në “pole position”