spot_img

Erdogan shpall zbulimin e madh: dhuratë nga Zoti, 320 miliardë metra kub gaz në Detin e Zi!

spot_img

Presidenti Erdogan shpalli atë që kishte paralajmëruar, ardhur si një “dhuratë nga qielli” në momentin më delikat për Turqinë.

Ndërsa po mësynte në ujrat e Mesdheut lindor për naftë e gaz, ndodhur kjo nën një atmosferë praglufte me Greqinë, në kahjen tjetër, në Detin e Zi, pretendohet se janë gjetur rezervat më të mëdha të gazit, gjë që e shndërron Turqinë, sipas parashikimeve, në fuqinë më të madhe energjitike në botë.

“Anija jonë ‘Fatih” zbuloi rezerva prej 320 miliardë metra kub gaz natyror gjatë shpimit të pusit të Danubit 1, i cili filloi në 20 korrik të vitit 2020”, tha ai, duke shtuar: “Zoti ka hapur derën e pasurive të pashembullta në një vend krejtësisht tjetër”.

Pra ndodh kjo, si për koiçidencë, me emrin e Mehmet Fatihut, sulltanit të madh osman, i cili me marrjen shembullore të Kostandinopojës në vitin 1453, pos që realizoi një parashikim profetik (e parathënë nga Profeti Muhamed), vendosi sundimin perandorak të një pjesë të botës, në hapësirat më të synuara nga të gjitha fuqitë, ku veçon Bosfori si pikë strategjikë, si dhe Lindja e Mesme.

Erdogan theksoi se Turqia do të fillojë përdorimin e gazit nga Deti i Zi në 2023, dhe se është e vendosur “të zgjidhë thelbësisht çështjen e energjisë”, duke paralajmëruar njëherësh se nuk do hiqet dorë nga Mesdheu lindor.

“Ne presim lajme të mira të ngjashme nga Mesdheu … Ne nuk kemi pretendime për të drejtat e askujt, por ne nuk do të lejojmë që dikush të rrezikojë tonën dhe kështu ne vazhdojmë në rrugën drejt qëllimeve tona,” tha Erdogan, duke shtuar se shpimet turke dhe sondazhet sizmike nuk varen aspak nga elementë të huaj

“Energjia nuk është vetëm një element themelor i zhvillimit, por është gjithashtu me një rëndësi të madhe në vendosjen e pavarësisë kombëtare,” tha udhëheqësi turk. /tesheshi.com/

NGJARJE TË TJERA

spot_img