Vendimet e Organizatës Botërore të Naftës kanë ndikuar të fillojë rritja e çmimit të karburanteve. E njejta do të reflektojë edhe në Kosovë, transmeton Gazeta Metro.
Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur sot pasi Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) dhe disa anëtare të organizatës kanë bindur tregun që në mënyrë rigoroze të ulin prodhimin e tyre të përgjithshëm të naftës për në nivelin prej 7,7 milionë fuçi në ditë.
Në tregun e Londrës çmimi për një fuçi nafte është rritur me 0,2 për qind në raport me mbylljen e fundit dhe arrinte 45,01 dollarë.
Në tregun amerikan një fuçi tregtohej për 0,05 për qind më shumë se çmimi prej 42,84 dollarë.
Çmimi u rrit pasi grupi OPEC-plus ra dakord t’u përmbahej kuotave të përcaktuara të prodhimit të përgjithshëm të naftës në mënyrë që të zvogëlojë furnizimin global dhe kështu të mbështesë çmimet në tregun global të naftës.
OPEC dhe vendet jo anëtare bënë thirrje për vigjilencë të të gjitha vendeve pjesëmarrëse, duke theksuar brishtësinë e tregut dhe pasigurinë e lartë, veçanërisht të lidhur me kërkesën për naftë.
Çmimet globale ndikojnë edhe në Kosovë. Një rritje e lehtë e çmimit të naftës e pret edhe vendin nga muajt e ardhshëm.