spot_img

Prishtina s’ka lojtarë të mjaftueshëm, pritet ta humbë ndeshjen në tavolinë

spot_img

“Deja Vu” për FC Prishtinën. Klubi kryeqytetas nuk arrinë ta mposht pandeminë COVID-19, derisa për herë të dytë në Gjibraltar futbollistët e kësaj skuadre rezultojnë pozitiv.

Si për ironi të fatit numri i futbollistëve të infektuar është i njejtë sikurse herën e parë.

Janë mësuar të gjithë emrat e futbollistëve të infektuar dhe bëhet fjalë për Leart Eminin, Ardit Nikën, Kushtrim Gashin, Perparim Osmanin, Adem Maliqin, Mërgim Boshnjakun, Ardian Muja dhe Arbnor Mujën.

Kryeqytetasit mblodhën 20 lojtarë nga të gjitha klubet e Superligës së Kosovës, ndërsa dy prej tyre nuk udhëtuan fare pasi testuan pozitiv në testet e para të kryera në Kosovë.

Kësisoj, Prishtina u desh të nisej në ekspeditë me 18 lojtarë, ku tani tetë prej tyre kanë rezultuar pozitiv.

Bardhekaltërit kanë në dispozicion vetëm 10 lojtarë, që nënkupton se është e pamundur të zhvillohet ndeshja. Shumë shpejt pritet të zyrtarizohet vendimi për pezullimin e ndeshjes dhe humbjes së Prishtinës në tavolinë 3:0. /Lajmi.net/

NGJARJE TË TJERA

spot_img