Robin Haxhi Krasniqi është rikthyer fuqishëm në ring, duke e mposhtur çekun Stanislas Eschner.
Ai e mbylli këtë meç para kohe, në raundin e gjashtë.
Boksieri i famshëm nga Kosova fitoi pas ndërhyrjes së gjyqtarit, kur i kishte dhënë disa goditje radhazi çekut Stanislas Eschner.
Momentin kur Krasniqi siguroi fitoren sonte mund ta shikoni në videon e mëposhtme.
Ndryshe, kjo ishte hera e parë që Krasniqi del në ring pas 15 muajsh.
Ai ka qenë më parë edhe kampion i Evropës në kategorinë përkatëse në boks.
Robin Krasniqi pic.twitter.com/I46tpq1N9g
— Magazina Sportive (@KosovoMagazine) August 22, 2020