Misteri i mbytjes së 17-vjeçares në Velipojë, rrëfehet i riu: Jemi rrëzuar të dy nga motori, më kapi paniku
Gjykata ka vendosur masën “arrest me burg” për Indrit Bajraktarin, 24-vjeçari që është i dyshuar për vrasje nga pakujdesia, mbi humbjen e jetës së 17-vjeçares Enisa Dodaj në plazhin e Velipojës.
Indrit Bajraktari ka deklaruar në sallën e gjyqit se qendroi 40 minuta pa ndienja ne uje.
“Jemi rrëzuar të dy nga motori dhe nuk mbaj mend asgjë se çfarë ka ndodhur. Për rreth 40 minuta kam qëndruar pa ndjenja në ujë dhe pasi jam përmendur kam tentuar të dal me not. Ka ardhur një çift tjetër me motorskaf dhe me thanë se po njoftojmë ato të motorskafëve se ata ishin dy vetë dhe s’kishte vend per mua.
Nuk e di se si ka përfunduar çelësi i motorskafit në qafën e vajzës sepse kam rënë pa ndjenja. Kam tentuar që të largohem nga frika. Më kapi paniku dhe kisha frikë. Kam menduar se vajza është 18 vjeçe ndaj edhe kemi dale. Motra e saj është në Angli dhe kemi njohje. Kemi qenë pa jelekët mbrojtës në motoskaf”.