Që nga fillimi i pandemisë e deri më sot Kosova ka shënuar gjithsej 12 mijë e 448 raste me koronavirus.
Katër komunat më të prekura nga koronavirusi janë Prishtina, Gjilani, Ferizaji dhe Vushtrria.
Prishtina deri më sot ka shënuar 3 mijë e 952 të infektuar, Gjilani 783, Ferizaj 754 dhe Vushtrria 584.
Numri total i vdekjeve nga koronavirusi në Kosovë ka arritur në 467.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 159 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 8 mijë e 505 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3 mijë e 476.