Punimet mbetën në gjysmë. Edhe makineritë u ndalën për tu rrethuar më pas me shirita të Policisë.
Kjo si pasojë e një vrasje që ndodhi pasditen e së shtunës në Nekoc të Drenasit.
Qamil Demiri ishte qëlluar në këmbë, e plumbat ia kishin prekur edhe arterien kryesore.
Nga ajo plagë, kishte pësuar gjakderdhje të madhe, e shenjat e gjakut mbetën edhe një ditë më pas.
Demiri ishte dërguar menjëherë në për në emergjencën e komunës së Drenasit.
Deri aty kishte arritur me shenja jete.
LEXO PO ASHTU: Gani Geci: Shaban Syla paska dyshime se djemtë e mi e kanë sulmuar familjen e tij, ne i bëjmë be se kjo është e pavërtetë
Mjeku kujdestar Feriz Bytyqi, tregon se më pas viktimën e kishin nisur në për QKUK.
Por, Qamil Demiri nuk kishte arritur të ju mbijetoj plagëve.
Ndërkohë, të dielën në familjen Demiri në Nekoc, familjar e miq të tyre po shkonin për ngushëllime.
Vet anëtarët e familjes Demiri, nuk kanë pranuar të flasin para kamerës për këtë rast me arsyetimin që tani është duke u hetuar nga Policia.
Por, të afërm të familjes kanë rrëfyer ngjarjen prapa kamerës.
Sipas tyre, Demiri, ishte duke punuar me djalin e tij, ku të dyshuarit kishin filluar të fjaloseshin nën arsyetimin se po i pengojnë në rrugë.
Pas konfrontimeve me fjalë , kishte filluar edhe përleshja , ku në fillim ishin përleshur djali i viktimës me vëllain e të dyshuarit për vrasje.
Por, për t’iu ardhur në ndihmë ishte thirrur edhe Leotrim Syla, ku me veti kishte marrë edhe një kallashnikov, e sipas dëshmitarëve cak i tyre ishte djali i viktimës, por që para tij kishte dalur babai i tij, për ta mbrojtur, e në atë rast ishte goditur me breshëri të plumbave të kallashnikovit.
Të dyshuarit më pas ishin larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia ende është në kërkim të tyre.
Varrimi i të ndjerit i cili ishte edhe pjesëtar i UÇK-së, është bërë në ora 17:00 në varrezat e fshatit Nekoc.
Qamir Demiri la pas vetes, tre fëmijë, dy djem e një vajzë.