Cristiano Ronaldo propozon për martesë partneren e tij Georgina Rodgrigues?! Gjatë fundjavës ata publikuan në rrjete sociale një foto romantike të njëjtë shoqëruar me përshkrime interesante që ngritën dyshime.
Teksa ndodhet me pushime ai ka menduar për një propozim martese për partneren Georgina Rodriguez, me të cilën ka dhe një vajzë. Të paktën kjo nga cfarë shkuan Georgina në Instagram.
“Po”, shkroi Georgina në faqen e saj shoqëruar me figurën e një trëndafili. Ndërsa futbollisti 35-vjeçar shkroi përkrah fotos: “Dashuria ime”. Në imazhin e publikuar ata shfaqeshin të dy lumtur përkrah njëri-tjetrit, Rodriguez veshur me një fustan të kuq, ndërsa Ronaldo me një këmishë.
Pikërisht ky pohim të bën të mendosh që një propozim që pritej prej kohësh mund të ketë arritur tek bukuroshja dhe ajo padyshim nuk kishte si t’i thoshte jo super yllit të futbollit.