Pas përfundimit të konferencës për shtyp, përpara gazetarëve shqiptarë, trajneri i Crvena Zvezdës, Dejan Stankoviç, ka zbritur menjëherë në fushën e blertë të “Air Albania”, teksa nuk ka nguruar të bëjë disa pasime me një prej pjesëtarëve të stafit.
Gjithashtu trajneri serb, ka kërkuar që fusha të laget, para se lojtarët e tij, të dilnin për të kryer stërvitjen e fundit, në prag të ndeshjes ndaj Tiranës, që do të zhvillohet ditën e nesërme në orën 20:00, në “Air Albania”. Kërkesa e Stankoviç është plotësuar dhe fusha është lagur.