Ka vdekur në moshën 42-vjeçare, një person nga Strellci i Deçanit, si pasojë e koronavirusit.
Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët përmes një postimi në Facebook.
Miq shok dhe dashamirë njoftoj se mbrëmë ne mesnatë ndërroi jete djali i vëllait tim Ardian Nimon Shabanaj ne moshën 42 vjeçare nga një sëmundje e shkurtër ( Covid19). Varrimi i te ndjerit behet sot me datën 25.08.2020 ora 18:00 ne varrezat e qytetit. Varrimi do mbahet vetëm ne prani te familjes se ngushtë”, thuhet në njoftim./Objektiv