spot_img

Ish kapiteni i Zvezdës refuzon të luajë kundër Gjilanit: Nuk luaj kundër një ekipi që është nga një shtet artificial

spot_img

Apoel Nikosia të enjten do të zbresë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë për t’u përballur me skuadrën e Gjilanit në kuadër të rrethit të parë të Ligës së Evropës.

Qipriotët tashmë duket se janë gati për këtë ndeshje derisa drejt kryeqytetit të Kosovës udhëtojnë me një mungesë, transmeton Zeri.info

Fjala është për futbollistin serb Vujadin Saviq, i cili më herët ka qenë edhe kapiten i Crvena Zvezdës.

“Telegraf.rs” në Serbi kanë shkruar se Saviq nuk ka pranuar të luajë për Apoelin pasi nuk e pranon Kosovën si shtet.

“Kam dy arsye pse nuk dua të udhëtoj për atë ndeshje. Arsyeja e parë është se unë u karantinova për 24 ditë për shkak të koronavirusit dhe nuk jam akoma 100 për qind fizikisht i gatshëm. Por, kryesorja është se nuk dua të jem pjesë e ndeshjes me klubin nga i ashtuquajturi shtet i Kosovës. Është e qartë që nuk ka asnjë mundësi që unë të udhëtoj atje dhe të luaj pasi kjo nënkupton se unë automatikisht do ta pranoja dhe do të mbështesja në një mënyrë atë shtet artificial. Kjo është arsyeja kryesore”, ka thënë futbollisti serb.

NGJARJE TË TJERA

spot_img