Tirana do të luajë ditën e sotme sfidën e turit të dytë të Champions League ndaj Crvena Zvezdës. Bardheblutë pasi mundën në turin e parë Dinamo Tibilisin me rezultatin 2-0 e tani presin në “Air Albania” kampionët e Serbsë.
Kjo ndeshje ashtu si të tjerat do të luhet pa tifozë për shkak të pandemisë së Covid-19. Një humbje e madhe për skuadrën bardheblu që nuk do të ketë në stadium tifozët e saj. Report TV bën me dije që në këtë takim do të ketë një tifoz special.
Presidenti i vendit, Ilir Meta ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij në stadium për të ndjekur nga afër ndeshjen Tirana-Crvena Zvezda. Meta njihet si një tifoz futbolli dhe nuk dëshiron të humbasi një ndeshje të tillë që luhet kualifikueset e Champions League.