Nuk ka rëndësi 1 apo 10 gola, kualifikimin e morrëm
Tirana ka humbur mbrëmjen e sotme me shifrat e ngushta 0-1 kundër Crvena Zvezdës. Bardheblutë treguan në fushë se meritonin kualifikimin, por fati i ndeshjes u vendos nga një episod i vetëm nga një goditje standarte. Shanset nuk munguan aspak për kampionin e Shqipërisë, që në fushë u duk më superiore se ekipi serb. Në përfundim të takimit kanë thënë fjalën e tyre dhe vetë protagonistët.
“Nuk është se ka rëndësi sa gola janë bërë, 1 apo 10. Ne kualifikimin e morrëmm. Kishim një ekip shumë të përgatitur dhe të mirë përballë nesh, prandaj bravo dhe bravo për Tiranën. Fati është një faktor shumë i rëndësishëm në jetë dhe në sport. Fatin duhet ta meritosh. Kjo do të thotë që ne e kemi merituar fatin. Edhe frika është pjesë e sportit, lojës dhe jetës. Frikë jo por i shqetësuar në ato momente patjetër që isha.
Unë si një ish-futbollist e urova dhe i thashë Mucit që të vazhdojë të luajë në atë mënyrë. Ishte një fair play. do jetë raundi I tretë dhe loja sa vjen e vështirësohet më shumë, por ne do përgatitemi. Gushti ka qenë goxha i fortë për ne. Nuk mund të them që nuk jam i kënaqur me ekipin e tij. Këto fitore në vështirësi janë fitore që të rrisin. E thashë edhe dje. Realisht jemi ndjerë shumë mirë, njerëzit ishin shumë mikpritës. Hera e parë që vijmë në Shqipëri dhe dua t’ju falenderoj të gjithë që jemi ndjerë kaq mirë“, ka thënë Stankovic në konferencën për shtyp.