Çifti janë fotografuar pas 7 muajsh.
Aktori i njohur turk, Kenan Imirzalioglu dhe bashkëshortja e tij Sinem Kobal, po bëhen prindër për herë të parë, shkruajnë mediat turke, transmeton lajmi.net.
Bashkëshortja e tij Sinem Kobal është në muajin e shtatë të shtatzanisë. Së fundmi çifti u fotografua për herë të parë në publik pas 7 muajve dhe menjëherë u komentua barku i rrumbullakosur i bashkëshortes së aktorit e cila ishte përpjekur ta fshihte e veshur me një fustan të gjerë.
“Fatmirësisht çdo gjë po shkon mirë. Edhe dy muaj kanë mbetur. Zoti na ruajtë nga syri i keq. Shtatzënia ia ka shtuar bukurinë”, tha aktori për gruan e tij.
Aktori turk, Kenan Imirzalioglu njihet më së shumti për rolin e tij në serialin turk “Ezel”.