Sabri Demiri, shqiptar nga Shkupi është emëruar sot në postin e këshilltarit kryesor të presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.
Demiri është i lindur në Shkup, më vitin 1972, aty ka kryer edhe shkollimin fillor dhe të mesëm. Diplomon në Institutin e gjuhës arabe, në Damask. Ndërkaq, në Turqi shkon në vitin 1994. Ku, pas përvetësimit të gjuhës turke, nis studimet themelore dhe ato të magjistraturës në Fakultetin e Teologjisë, në Universitetin Marmara.
Nga viti 2009, me ftesë të Erdoganit, aso kohe kryeministër, emërohet këshilltar i tij. Pozicion që e ka ushtruar deri më sot, edhe pas zgjedhjes së Erdoganit për president.