Para disa ditësh u raportua një incident në ishullin grek, Mikonos. Protagonistë të një sherri ishin bërë një grup shqiptarësh dhe mbrojtësi i Manchester United, Herri Meguajër.
“The Sun” raportoi se njëri nga djemtë shqiptarë i ngacmoi motrën futbollistit dhe më pas nisi konflikti.
Ndërkaq, në një dalje publike për “BBC Sport”, lojtari sqaroi për herë të parë këtë incident duke pohuar se kishte frikë për jetë e tij ku u arrestua, pasi mendonte se ishte rrëmbyer.
Ai tregon:
Ishte e tmerrshme që nuk është diçka që dua ta bëj përsëri, nuk e uroj askënd. Është hera e parë që kisha shkuar ndonjëherë brenda një burgu. Unë nuk ndjehem sikur i detyrohem një falje ndokujt. Mund t’i kërkoj falje vetëm tifozëve dhe klubit përmes kësaj deklarate. Unë mendoj se mund të kishte ndodhur kudo, e dua Greqinë dhe njerëzit atje. Kam shkuar në shumë ishuj për shumë vite. Kam qenë më parë dhe kam kaluar shumë mirë. Dy burra iu afruan motrës time të vogël dhe e pyeten se nga ishte. E fejuara ime pa motrën time teksa po i shkonin sytë në pjesën e pasme të kokës së saj. Ajo vrapoi drejt asaj pasi e pa që po i binte të fikët dhe po mbetej pa vetëdije. Mendimi im fillestar ishte se ata po na rrëmbenim. U ulëm në gjunjë, i çuam duart në ajër. Policët filluan të na godisnin, njëri prej tyre më vendosi njërën dorë në pranga dhe po godiste këmbën time duke thënë: Karriera juaj ka mbaruar, nuk ka më futboll, nuk do të luani më. Në atë moment mendova se nuk ka shanse që këta janë polici. Nuk e di se kush janë ata. Unë u përpoqa të ikja me një prangë në dorë. Unë isha në panik, nga frika, u tremba për jetën time. Nuk mendoj si i kam lënduar aq shumë sa më lënduan ata,
Një ngjarje e shëmtuar për mbrojtësin më të shtrenjtë në historinë e futbollit, i cili tashmë po mundohet ta lërë pas dhe të fokusohet te Manchester United.