Këngëtarja e njohur shqiptare, Adelina Ismaili, është duke shijuar së fundmi disa ditë të mira pushimi.
Ajo bashkë me burrin dhe djalin e tyre, Uliks, kanë zgjedhur Francën si destinacionin e tyre për pushime. Çifti kanë publikuar disa fotografi të përbashkëta në rrjetet sociale, duke treguar për momentet e këndshme që po i kalojnë së bashku.
Ata duken shumë të lumtur, teksa shijojnë disa prej destinacioneve më të bukura franceze. Adelina ka kohë më që nuk është intenzivisht aktive në muzikë, duke iu përkushtuar më shumë jetës private, në veçanti rritjes së djalit.
Përkundër kalimit të viteve, ajo duket në top formë dhe e freskët, teksa gjendet pranë fansave përmes rrjeteve sociale.