spot_img

Flet gruaja të cilës dy burra ia hodhën acidin në fytyrë!

spot_img

“Marzieh, një nga gratë më të forta që kam takuar ndonjëherë. E bëra këtë foto ca kohë më parë, në Iran dhe tani, pasi mora pëlqimin e saj, vendosa ta botoja”.

Kështu tha fotografja Mihaela Noroc në Atlas of Beauty, një nga projektet fotografike më të njohura në botë. Sipas kësaj fotografeje rumune, Atlas of Beauty është një projekt në lidhje me larminë e planetit tonë të treguar me portrete të grave, të cilat ajo i fotografon nëpër botë.

“Marzieh po ecte në Isapan, Iran, gjashtë vjet më parë, kur dy burra mbi një motor iu afruan asaj. Njëri prej tyre i hodhi acid në fytyrë dhe më pas ata u larguan.

Policia kurrë nuk i kapi ata, megjithëse rruga monitorohej nga kamerat. Kishte edhe disa raste të tjera të ngjashme në Isapan në të njëjtin vit, dhe autorët nuk u kapën asnjëherë.

Të gjitha këto akte të tmerrshme u drejtoheshin grave që nuk mbanin veshje konservatore”, shkruan Atlas of Beauty.

Siç u shpreh më tej, shumë iranianë besojnë se këto sulme u kryen në bashkëpunim me autoritete të ndryshme për të dekurajuar gratë nga adoptimi i një mënyre më liberale të veshjes.

“Sot Marzieh është duke u përpjekur të rrisë vetëdijen për këto sulme të tmerrshme dhe përkrah ndalimin e shitjes së acidit.

Megjithëse filloi të qante kur e kujtoi atë ditë të tmerrshme, ajo dëshironte të më tregonte gjithë historinë.

Pastaj ajo buzëqeshi përsëri. Ishte buzëqeshja e një gruaje të fuqishme që gjeti forcë dhe guximin për të kapërcyer vuajtjet dhe për të luftuar për qëllimin tuaj çdo ditë, për të mos ua përsëritur atë grave të tjera.

E dashur Marzieh, gra të mahnitshme si ju janë arsyeja që po bëj këtë projekt. Faleminderit shumë që më treguat formën më të pastër të bukurisë “, përfundon fotografja.

NGJARJE TË TJERA

spot_img