Ylli i Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica, thuhet se ka pranuar ofertën e gjigantit nga Serie A, Napolit.
Milot Rashica vazhdon të jetë një nga futbollistët më të kërkuar kosovar në tregun e transferimeve, teksa interesim për të kanë shprehur një numër i madh i klubeve europiane.
‘Corriere dello Sport‘ shkruan se sulmuesi i Kosovës i ka thënë ‘po’ drejtorit sportiv të Napolit, Cristiano Giuntolit, dhe pritet t’i bashkohet gjatë verës.
Kujtojmë që interesim për Milot Rashicën besohet se ka shprehur edhe Liverpooli, Aston Villa, Borussia Dortmund e RedBull Leipzig.