Ka tash e një kohë prej kur është shndërruar në një dramë portalesh lidhja e supozuar mes Adrola Dushit dhe djalit të avokatit Tomë Gashi, Albinit.
Ndonëse dy protagonistët nuk kanë folur as edhe një herë të vetme për të gjithë spekulimet, mediat nuk janë ndalur.
Së fundmi, shkuarja në Amerikë u interpretua si “ndarje” nga Albini dhe mbyllje e kapitullit në Shqipëri.
Siç nuk ndodh shpesh, Adrola ka reaguar ndaj raportimeve përmes një postimi në Instagram ku fokusin kryesor e ka tek pjesa e raportimit se është larguar nga Shqipëria.
Ish-Miss Shqipëria ka rrëfyer se vajtje-ardhjet e saj janë pjesë e rutinës dhe nuk tregojnë diçka domethënëse.
Ndonëse nuk ka mohuar drejtpërsëdrejti lidhjen me Albinin, një fjali në fund mbase mund ta ketë përfshirë indirekt edhe përgjigjen për këto spekulime.
“Të gjitha çfarë lexoni vërdallë janë pjesë e fantazisë së të tjerë njerëzve, shumë larg realitetit tim” – shprehet mes tjerash Dushi.
Ta marrim se kjo përgjigje përfshin edhe demantin për romancën e shumëpërfolur?