spot_img

Genta Ismajli i ngritë temperaturat në klipin e ri, këngë më ritmike këtë verë vështirë që keni dëgjuar!

spot_img

Është lëshuar si premierë bashkëpunimi më i ri i këngëtares shqiptare nga Kosova, Genta Ismajli dhe këngëtarit, Marseli i cili shquhet për stilin e tij të këndimit në zhanrin “tallava”.

Kënga e titulluar “Ça me bo” ka një javë që vazhdimisht është paralajmëruar se do të publikohet, gjersa tashmë mund ta gjeni në kanalin e këngëtares, Genta Ismajli në YouTube.

Refrenin e këngës “Ça me bo” ka dy vite që mund ta keni dëgjuar pasi në orgjinal ky refren këndohet nga këngëtari, Aziz Murati gjersa sivjet ka bërë bujë krejt fal një versioni akustik që e kishte sjellë këngëtarja, Merita Latifi.

Në klip, Ismajli shihet e veshur e tëra me të kuqe gjersa nuk kanë munguar stilet unike të vallëzimit të saj.

Kjo këngë duket se e ka futur këngëtaren paska në zhanrin e këndimit “rap”, por njëkohësisht e ka rikthyer Gentën të atillë si në vitet e para të karrierës, kur e mbante fronin e më të mirës në industrinë muzikore shqiptare.

Edhe Marseli, këngëtar ky i cili ka një mori bashkëpunimesh të suksesshme në zhanrin e tij, u pa i veshur në kostumin kuq e zi, për t’i përshtatur kështu dukjes me Gentën.

Për ju që nuk e njihni Marselin, ai ka arritur të depërtojë në skenën muzikore shqiptare atëherë kur kishte bashkëpunuar me këngëtaren shqiptare, Aurela Gaçe dhe tashmë të ndjerin, Dr. Flori. Kënga e tyre ishte kënga më hit e vitit 2010-të.

Videorealizimi i këngës “Ça me bo” i është besuar “Max Productions” gjersa për muzikën është përkujdesur, Alferd Sula. Teksti i këngës është meritë e Mumës, ndërsa për dukjen e këngëtares janë përkujdesur Sellma dhe Kaci./Objektiv/

NGJARJE TË TJERA

spot_img