Dorontina Shala ose siç e njohim të gjithë Tayna është një ndër këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar po jo vetëm.
Këngëtarja së fundmi ka lançur edhe këngën ‘qe qe’ një hit i padiskutueshëm. Duket se këngëtarja po shijon suksesin e këngës ndërsa ka udhëtuar në Amerikë.
Teksa ndodhet në Amerikë reperja ka ndarë foto nga momentet që po kalon.
Së fundmi ajo ndau një foto në plazh ku vërehet që është nën shoqërinë e deputetit kosovar Daut Haradinaj bashkë me bashkëshorten e tij, Lola Haradinaj, nën ritmet e këngës “Qe qe”.